Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është e kompletuar”, shkroi Trump në Truth Social duke njoftuar marrëveshjen të dielën vonë, e cila do ta hapë një periudhë 60-ditore për të mundësuar bisedime për një marrëveshje më të hollësishme për paqe midis Uashingtonit dhe Teheranit.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, vendi i të cilit ka vepruar si ndërmjetës mes Uashingtonit dhe Teheranit, konfirmoi se është arritur marrëveshja për paqe dhe se ceremonia e nënshkrimit është planifikuar të mbahet më 19 qershor në Zvicër.Edhe Irani e konfirmoi arritjen e marrëveshjes.
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha të hënën se “është shpallur përfundimi i përhershëm dhe i menjëhershëm i luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”.
Ai shtoi se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet më 19 qershor pas nënshkrimit zyrtar të marrëveshjes.
Nëse marrëveshja përfundimtare nënshkruhet vërtet, ajo do të përbënte hapin më të madh drejt përfundimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, i cili shpërtheu më 28 shkurt kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ajrore kundër Iranit.
“Kjo marrëveshje e madhe do të sjellë paqe dhe siguri në gjithë rajonin”, shkroi Trump.


