Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse në Ukrainë.BBC raporton se është dëmtuar rëndë edhe një nga monumentet më të rëndësishme fetare dhe historike të vendit.
Sipas autoriteteve ukrainase, katër persona u vranë në sulmet ndaj Kievit, ndërsa pesë punonjës të ekipeve të shpëtimit humbën jetën në qytetin verilindor të Kharkivit, teksa përpiqeshin të shuanin një zjarr të shkaktuar nga një goditje ruse.


