Kurti arrin në 52 mandate/ Fiton terren me votat e diasporës, drejt formimit te qeverisë vetëm

Share

Kur janë numëruar rreth 44% e këtyre votave, Vetëvendosje prin me 69% e kësisoj, me bashkëpunim me minoritetet jo-serbe dhe Nenad Rashiqin, Albin Kurti arrin në kufirin kushtetues prej 61 votash që kërkohet për formimin e institucioneve.

Shtimi i një ulëseje në parlament për partinë e parë, nënkupton një tkurrje tjetër për Partinë Demokratike të Kosovës, që aktualisht mbetet me 22 mandate.Pas PDK-së, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës që do ketë 19 ulëse në kuvend e Aleanca shtatë.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve procesi ka hyrë në ditën e tetë.

Në total me postë nga diaspora votuan 82,809 shtetas. Pas numërimit të këtyre votave, do të numërohen edhe 8751 vota me kusht dhe mbi 3 mijë nga personat me nevoja të veçanta.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit