Dy të reja humbin jetën pasi u tërhoqën nga rrymat e forta detare në Kaliforni

Share

Dy shoqe të reja, Harshita Nair (21) dhe Mahial Sran (20), kanë humbur jetën pasi u morën nga dallgët në plazhin Bonny Doon në Santa Cruz, Kaliforni.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi më 10 qershor, kur dy vajzat po pushonin dhe kishin rënë në gjumë në plazh. Papritur, dallgë të fuqishme dhe rryma të rrezikshme i tërhoqën në det.

Një dëshmitar i rastit njoftoi menjëherë shërbimet emergjente duke telefonuar 911 rreth orës 17:00. Në vendngjarje u mobilizuan ekipe shpëtimi, përfshirë edhe notarë vullnetarë që u futën në ujërat e trazuar për t’i nxjerrë vajzat.

Njëra prej tyre u transportua me helikopter në spital, ndërsa tjetra me ambulancë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Harshita ndërroi jetë pak pas shpëtimit, ndërsa Mahial vdiq disa ditë më vonë në spital pasi ishte në gjendje kritike.

Të dyja ishin ish-nxënëse të shkollës Washington High School në Fremont dhe kishin përfunduar shkollën e mesme vetëm tre vite më parë. Harshita studionte drejtësi në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, ndërsa Mahial ishte studente e Shëndetit Publik në San José State University.

Plazhi Bonny Doon është i njohur për rryma të forta dhe dallgë të rrezikshme, të cilat mund të bëhen vdekjeprurëse edhe kur deti duket i qetë.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit