Tragjedi në Greqi, 4 motra dhe vëllezër humbin jetën të djegur nga zjarri brenda një kontejneri

Share

Sipas raportimeve, ata banonin prej rreth 30 vitesh në një kontejner të vendosur në një parcelë pranë urës së Konicës, të cilin e kishin marrë pas tërmetit të madh në zonë. Fqinjët kanë deklaruar se jetonin pa energji elektrike dhe përdornin qirinj ose llamba vaji për ndriçim, gjë që po konsiderohet edhe si një nga pistat e mundshme të shkakut të zjarrit, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Në vendngjarje ndërhynë 10 zjarrfikës me 5 automjete, të cilët arritën të vinin flakët nën kontroll, por fatkeqësisht nuk mundën të shpëtonin jetët e banorëve. Ekipet hetimore të shërbimit zjarrfikës dhe policisë greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të tragjedisë, ndërsa autoritetet theksojnë se rrethanat ende po sqarohen.

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Konicë të Greqisë, ku katër të moshuar kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu një kontejner banimi. Sipas autoriteteve greke dhe mediave lokale, zjarri shpërtheu pak para orës 07:00 dhe brenda strukturës u gjetën të pajetë një burrë dhe tre gra, të moshave 69, 75, 83 dhe 88 vjeç, të cilët dyshohet se ishin vëllezër e motra që jetonin së bashku në kushte të vështira.

Sipas raportimeve, ata banonin prej rreth 30 vitesh në një kontejner të vendosur në një parcelë pranë urës së Konicës, të cilin e kishin marrë pas tërmetit të madh në zonë. Fqinjët kanë deklaruar se jetonin pa energji elektrike dhe përdornin qirinj ose llamba vaji për ndriçim, gjë që po konsiderohet edhe si një nga pistat e mundshme të shkakut të zjarrit, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Në vendngjarje ndërhynë 10 zjarrfikës me 5 automjete, të cilët arritën të vinin flakët nën kontroll, por fatkeqësisht nuk mundën të shpëtonin jetët e banorëve. Ekipet hetimore të shërbimit zjarrfikës dhe policisë greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të tragjedisë, ndërsa autoritetet theksojnë se rrethanat ende po sqarohen.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit