Një bombardues B-52 Stratofortress i Forcave Ajrore të SHBA-së është rrëzuar pak pasi u ngrit nga Baza Ajrore Edwards në Kaliforni. Si pasojë e përplasjes humbën jetën tetë anëtarë të ekuipazhit.
CNN shkruan se kjo është përplasja më vdekjeprurëse që përfshin një bombardues B-52 që nga viti 1982. Në atë përplasje, nëntë anëtarë të ekuipazhit vdiqën gjatë stërvitjes testuese në Bazën e Forcave Ajrore Mather pranë Sacramentos.
Ndërkohë zyrtarët thanë se avioni B-52 Stratofortress, i cili u rrëzua, ishte në një mision provë rutinë.


