Londër/ Grua e re dyshohet se u përdhunua në qendër të qytetit, policia izolon Lace e Market Square

Share

Një grua e re dyshohet se është përdhunuar në orët e para të mëngjesit, ndërsa policia ka nisur hetime intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në Nottingham, ku autoritetet po vijojnë kërkimet dhe mbledhjen e provave. Sipas Policisë së Nottinghamshire, hetimet kanë vazhduar me ritëm të shpejtë që nga momenti kur u raportua incidenti.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten nëse kanë informacion që mund të ndihmojë hetimin, duke theksuar se edhe detaji më i vogël mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit.

Hetuesit janë veçanërisht të interesuar të flasin me këdo që mund të ketë parë një burrë dhe një grua së bashku në Adams Walk, rreth orës 02:15 të mëngjesit. Besohet se dëshmitë e personave që kanë qenë në atë zonë në atë kohë mund të ndihmojnë ndjeshëm në ecurinë e hetimeve.

Pas raportimit të ngjarjes, Adams Walk dhe zona ngjitur, Lace Market Square, u rrethuan me shirita policie, ndërsa ekspertët forenzikë kryen ekzaminime në vendngjarje dhe mblodhën prova.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa policia apelon që kushdo që ka parë diçka të dyshimtë ose disponon informacione të vlefshme të kontaktojë autoritetet.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit