Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar zyrtarisht kopjen e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit gjatë një darke në Pallatin e Versajës, pas përfundimit të samitit të G7, kanë konfirmuar zyrtarë amerikanë.
Menjëherë pas nënshkrimit, autoritetet iraniane konfirmuan se dokumenti që synon t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme është firmosur edhe nga pala iraniane, duke përforcuar deklaratat e mëhershme të presidentit amerikan.
Sipas dy zyrtarëve të SHBA-së, Trump e nënshkroi marrëveshjen gjatë darkës së organizuar nga presidenti francez në Versajë. Më pas, autoritetet amerikane i dërguan Teheranit një fotografi të dokumentit të firmosur si konfirmim zyrtar.


