Një vaksinë që po zhduk një kancer / Studimi konfirmon suksesin e HPV-së

Share

Një studim i ri i publikuar në revistën The Lancet ka treguar se vaksina kundër HPV-së po shpëton jetë dhe po redukton ndjeshëm vdekjet nga kanceri i qafës së mitrës në Angli.

Sipas studiuesve, rreth 200 jetë janë shpëtuar që nga fillimi i programit të vaksinimit në vitin 2008. Midis viteve 2020 dhe 2024 nuk u regjistrua asnjë vdekje nga kanceri i qafës së mitrës tek gratë e moshës 20–24 vjeç, për herë të parë në historinë e vendit.

Studimi zbuloi gjithashtu se vajzat që morën vaksinën HPV në moshën 12–13 vjeç kanë tani pothuajse zero rrezik për të vdekur nga kjo sëmundje para moshës 30 vjeç. Para nisjes së programit të vaksinimit, në këtë grupmoshë regjistroheshin mesatarisht rreth 20 vdekje në vit.

HPV është virusi që shkakton rreth 99% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës. Ekspertët presin që numri i rasteve dhe vdekjeve të vazhdojë të bjerë ndërsa brezat e vaksinuar plaken.

Organizata Cancer Research UK e cilësoi zbulimin si një arritje të jashtëzakonshme, duke theksuar se për herë të parë ka prova të qarta se vaksina HPV jo vetëm parandalon kancerin, por edhe shpëton jetë. Profesori Peter Sasieni, drejtuesi i studimit, deklaroi se është e jashtëzakonshme që një vaksinë e vetme mund të eliminojë pothuajse plotësisht një lloj kanceri.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit