Brenda dhjetë ditësh u përmbyll numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti i parë, ka marrë 382 mijë e 865 vota apo 47.13 për qind të totalit, rezultat që i siguron 53 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike ka fituar 157 mijë e 893 vota mijë vota ose 19.44 për qind dhe siguroi 22 mandate.
Lidhja Demokratike ka marrë 135 mijë e 559 vota vota apo 16.69 për qind, që përkthehen në 18 ulëse, ndërsa Aleanca ka fituar 54 mijë e 731 vota ose 6.74 për qind që ia sigurojnë 7 ulëse në Kuvend.
Të mërkurën përfundoi edhe numërimi i votave me postë, i votave me kusht dhe i atyre nga Programi i Votuesve me Nevoja të Veçanta.


