Qëndresë, energji dhe me kërkesa të qarta, protestuesit nuk ndalen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Eshte mbajtur dita e 24 kundër kryeministrit. Shqiptarët, shprehen njëzëri për dorëheqjen e Ramës.Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej, e më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Aty kanë nisur thirrjet dhe fjalimet ku mes të tjerash kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe qeveri teknike jo më pak se 12 muaj. Ndërkohë kanë njoftuar se në 4 Korrik, diaspora do të bashkohet në protestë.


