Ekuadori trondit Gjermaninë /Rezultati 2-1 i siguron kualifikimin si vend i tretë

Share

Kombëtarja e Ekuadorit ka siguruar një fitore të madhe 2-1 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e raundit të tretë të Kampionatit Botëror, duke vulosur edhe kualifikimin për fazën tjetër si një nga tetë skuadrat më të mira nga vendet e treta të turneut.

Gjermania e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me një gol të Leroy Sane, pas një kombinimi me Florian Wirtz, i cili i hapi rrugën për një finalizim të saktë në këndin e poshtëm të portës për 1-0.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit