Mbështetja për rikthimin e Britanisë në BE rritet ndjeshëm, sipas sondazheve

Share

Sipas një raporti të publikuar nga Mirror, opinioni publik në Mbretërinë e Bashkuar ka ndryshuar dukshëm rreth Brexit-it dhe mundësisë për t’u rikthyer në Bashkimin Evropian, gati një dekadë pas referendumit të vitit 2016.

Sondazhe të fundit tregojnë se një shumicë e qytetarëve britanikë do të mbështesnin anulimin e Brexit-it dhe ribashkimin me BE-në. Mbështetja është veçanërisht e lartë tek të rinjtë, ku shumica e Gen Z shprehen pro një referendumi të ri për këtë çështje.

Po ashtu, edhe në disa vende të Bashkimit Evropian raportohet një qëndrim pozitiv ndaj idesë së rikthimit të Britanisë, megjithëse një proces i tillë do të ishte politikisht i ndërlikuar dhe do të kërkonte miratim unanim nga shtetet anëtare të BE-së.

Pavarësisht ndryshimit të opinionit publik, rikthimi i Britanisë në BE do të përfshinte kushte të rrepta dhe negociata të gjata mbi rregullat e tregut të përbashkët, kontributet financiare dhe politikat e migracionit.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit