Francë–Marok ndez sonte emocionet e çerekfinaleve të Kupës së Botës

Share

Sonte rikthehen ethet e futbollit ku Kombëtarja e Francës dhe ajo e Marokut do të takohen në çerekfinale e parë të Kupës së Botës 2026.

Ky duel na sjell një ripërsëritje të gjysmëfinales së paharrueshme nga Katari në vitin 2022, kur “Gjelat” fituan me rezultatin 2-0 dhe ndaluan fushatën historike të ekipit kombëtar maroken.Kombëtarja franceze erdhi në këtë turne me një qëllim të qartë – të shkonte deri në fund. Skuadra e tyre është plot me yje që mund ta vendosin ndeshjen me një lëvizje të vetme.

Francezët treguan një formë të lakmueshme deri në çerekfinale, duke kombinuar një mbrojtje të fortë me një tranzicion dhe shpejtësi të jashtëzakonshme në sulm

Edhe pse në letër janë favoritë absolutë, trajneri i Francës, Didier Deschamps, është i vetëdijshëm se nuk ka asnjë lloj relaksi kundër një kundërshtari kaq të motivuar. Pritet që ata të nisin në sulm që nga minuta e parë, duke u përpjekur të thyejnë rezistencën e rivalëve të tyre me një gol të hershëm.

Nga ana tjetër, Maroku dëshmoi edhe një herë se suksesi i tyre në vitin 2022 nuk ishte rastësi. Mbrojtja kompakte, luftarake dhe fanatike dhe disiplina e madhe taktike e zbukurojnë përsëri këtë përfaqësuese afrikane.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit