Kryeministri britanik Keir Starmer ka lënë të hapur mundësinë që Britania të shpallë një ditë pushimi kombëtar (Bank Holiday) nëse kombëtarja e Anglisë fiton 2026 FIFA World Cup.
Sipas planeve të raportuara, pushimi mund të caktohet të premten më 24 korrik, për t’u shoqëruar me festimet dhe paradën e fitores në Londër, nëse Anglia arrin të ngrejë trofeun.
Starmer më herët kishte thënë se nuk donte “ta prishte fatin” e skuadrës, por tani qeveria po përgatit mundësinë e një feste kombëtare në rast të një fitoreje historike.


