Disa deputetë në Mbretërinë e Bashkuar i kanë bërë thirrje Andy Burnham që t’u japë autoriteteve lokale kompetenca më të gjera për të vendosur mbi rritjen e Council Tax, taksës që paguhet nga banorët për financimin e shërbimeve publike lokale.
Propozimi është pjesë e planeve për decentralizimin e pushtetit, me synimin që bashkitë të kenë më shumë liri në marrjen e vendimeve financiare. Sipas mbështetësve të kësaj nisme, autoritetet lokale do të mund të financojnë më mirë shërbimet publike sipas nevojave të zonave që administrojnë.
Nga ana tjetër, kritikët paralajmërojnë se një fuqi e tillë mund të çojë në rritje të ndjeshme të taksave për qytetarët, duke rënduar kostot e jetesës.
Debati pritet të vazhdojë, ndërsa propozimi konsiderohet pjesë e reformave për t’i dhënë më shumë kompetenca pushtetit vendor


