Kërcënohet me vrasje Nigel Farage, policia britanike arreston një të dyshuar

Share

Policia ka arrestuar një burrë në Londër, i dyshuar për kërcënim me vrasje ndaj liderit të Reform UK, Nigel Farage, pas një postimi në rrjetet sociale ku shkruante: “Do të të qëlloj në kokë nëse fiton”,Sipas raportimit, i dyshuari e përshkruante veten si terrorist në profilet e tij në rrjetet sociale.

Arrestimi vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së ish-deputetes së Reform UK, Ann Widdecombe. Vetëm disa orë para se të bëhej publik lajmi për arrestimin, zëdhënësi për çështjet e brendshme i Reform UK, Zia Yusuf, kishte folur për rreziqet në rritje ndaj sigurisë së figurave politike, duke premtuar se një qeveri e Reform UK do të siguronte mbrojtje të përshtatshme si për deputetët në detyrë, ashtu edhe për ish-deputetët.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit