CMG: I ashtuquajturi “Arbitrazh mbi Detin e Kinës Jugore” është vetëm një copë letër e pavlerë

Share

Shenohet 10-vjetori i të ashtuquajturit “Arbitrazh mbi Detin e Kinës Jugore”. Siç pritej, Filipinet dhe disa vende perëndimore janë bashkuar sërish për të spekuluar mbi këtë copë letre të pavlerë, komenton Grupi Mediatik i Kinës.

Duke rishikuar këtë “arbitrazh” të paligjshëm, njerëzit po shohin edhe më qartë se ajo mbetet një “farsë politike e mbuluar me petk ligjor”. Si një skandal në historinë e arbitrazhit ndërkombëtar, në këtë rast ekzistojnë plot gabime serioze.

Nga çfarë nis një “arbitrazh”? Nis vetëm në rastin kur palët e përfshira arrijnë një konsens pasi kanë shkëmbyer plotësisht pikëpamjet e tyre. Megjithatë, çështjet që kanë të bëjnë me territorin tokësor, bien jashtë fushëveprimit të “Konventës së OKB-së mbi Ligjin Detar” (UNCLOS). Që prej vitit 2006, Kina i ka përjashtuar qartazi çështjet e ndarjes së kufirit detar nga procedurat e njohura si “arbitrazh i detyrueshëm” . Nisja e njëanshme nga Filipinet e të ashtuquajturit “arbitrazh mbi Detin e Kinës Jugore” nuk i ka bazat e duhura ligjore për të nisur këtë proces. Madje shkel edhe“Deklaratën mbi Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore” , ku përcaktohet që shtetet direkt të interesuara, duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore përmes negociatave miqësore. Veprimi i njëanshëm i palës filipinase, është në kundërshtim me angazhimet e ndërmarra në marrëveshjen e saj me

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit