Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme / SHBA godet Iranin, tetë viktima

Share

Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit për natën e gjashtë radhazi, duke goditur disa zona në jug të vendit. Sipas autoriteteve iraniane, të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.Zyrtarët lokalë raportojnë se sulmet kanë dëmtuar infrastrukturë civile, përfshirë ura, aeroporte, objekte të energjisë dhe një stacion treni.

Ndërkohë, në rajonin e Erbilit në Irak, forcat e opozitës iraniane njoftuan se kanë rrëzuar tetë dronë gjatë mëngjesit. Sipas Shërbimit Kundër Terrorizmit të Kurdistanit irakian, dronët ishin të pajisur me lëndë shpërthyese dhe u neutralizuan mbi qiellin e Erbilit.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit