Dyshime për “kurdisje” pas duelit Joshua–Prenga, por pa prova konkrete

Share

Ndeshja mes Anthony Joshua dhe Kristian Prengës ka shkaktuar polemika pas pretendimeve për një rezultat të dyshimtë. Komentatori i talkSPORT, Simon Jordan, ngriti dyshime pas mënyrës se si u zhvillua dueli, duke vënë në pikëpyetje ndryshimin e madh mes raundit të parë dhe të dytë.

Prenga e nisi fuqishëm përballjen, duke rrëzuar Joshuan dy herë në raundin e parë dhe duke e vendosur britanikun pranë një humbjeje të shpejtë. Megjithatë, në raundin e dytë shqiptari uli ndjeshëm ritmin, ndërsa Joshua u rikuperua dhe më pas e mbylli duelin me një goditje nokautuese.

Jordan pretendoi se ndryshimi i papritur në performancën e Prengës ngriti pikëpyetje, duke thënë se dueli mund të ishte organizuar për interesa financiare. Sipas statistikave të CompuBox, Prenga pati 46 tentativa goditjesh në raundin e parë dhe vetëm 17 në të dytin, me një rënie të dukshme të agresivitetit.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë provë që të tregojë se përballja ishte e kurdisur. Fitorja e Joshuas mbetet zyrtare, ndërsa debati vazhdon për mënyrën se si ndryshoi dinamika e ndeshjes.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit