Thirrje 1,5 milionë britanikëve për izolim tremujor në shtëpi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe u ka kërkuar 1,5 milionë qytetarëve, që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, që të izolohen deri në tre muaj për të shmangur kontaktin me koronavirusin.

Të prekurit që duhet të izolohen përfshijnë persona që vuajnë nga leuçemia, sëmundje të rënda të frymëmarrjes dhe atyre që kanë bërë transplant organesh.

”Shërbimi Kombëtar britanik i Shëndetit (NHS) do t’u shkruajë njerëzve gjatë ditëve të ardhshme për t’i informuar rreth masave specifike”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

Kur është e nevojshme, pacientët gjithashtu mund të ndihmohen në furnizimin me ushqim dhe ilaçe.

Shoqata e Medias Britanike tha se 240 persona kishin vdekur në vend.

Kryeministri Boris Johnson tha sot se qeveria po imponon masa “që kurrë më parë nuk ishin parë në kohë paqeja ose lufte”./

Share This Article