Apeli i mjekut kumanovar të prekur me koronavirus

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dr. Aziz Bajrami, mjek specialist infektolog nga Kumanova, i cili sot u sot rezultoi pozitv me COVID 19, përmes rrjeti social Facebook ka bërë një apel për të gjithë qytetarët e RMV-së që të jenë vigjilent dhe të respektojnë rekomandimet e auotiteteve që të përballohet kjo sfidë nga ky armik i padushkëm, përcjell Express.

“Vëllezër dhe motra, bashkëkombas, qytetarë të nderuar, unë jam AZIZ BAJRAMI mjek specialist infektolog pranë repartit infektiv në spitalin e Kumanovës . Deshta të ju drejtohem të gjithëve, por në veçanti atyre që momenteve të fundit më telefonojnë. Në pamundësi të u përgjigjem të gjithëve , po e bëjë këtë në mënyrë publike. Sot pas testit për covid19, rezultova pozitiv , pa simptoma , dhe sipas protokollit për mbrojtje jam karantinuar në shtëpi . Shfrytëzoj rastin që të apeloj tek të gjithë ju, që të rrespektoni rekomandimet e autoriteteve .Mosrespektimi i rregullave tashmë të njohura , nuk I ndihmon personelit spitalor I cili përballet çdo ditë me këtë armik të padukshëm , por nuk ju ndihmon as juve . Nuk është rasti për panik , kemi të bëjmë me një virus të panjohur të cilit duhet t’ia kontrollojmë përhapjen , në mënyrë që sistemi dhe strukturat shëndetësore të mund të I përballojnë një fluksi eventual të pacientëve . Mos dilni , rrespektoni distancën mes jush , izoloni pleqt baballarët dhe gjyshërit tek të cilët virusi mund të jet më i rrezikshëm . Ne mjekët kërkojmë këtë nga ju , në mënyrë qëtë mund t’ju ofrojmë shërbimin secilit që ka nevojë , si dhe ta kalojmë sa me më pak pasoja të mundshme . ZOTI NA BEKOFTË TË GJITHËVE ME TË MIRAT E TIJ”, ka shkruar ai.

Share This Article