Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka shkuar në Kuvendin e Kosovës, pak para se të niste seanca e mosbesimit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.
Stafi i Kryeparlamentares Vjosa Osmani e ka konfirmuar për Gazetën Express se Kosnett u takua me Osmanin në Kuvend.
Seanca është caktuar të mbahet sot në orën 11, ndërsa Osmani ka qenë kundër mbajtjes së saj dhe kundër rrezimit të Qeverisë Kurti, ndonëse këtë e ka kërkuar partia e saj LDK’ja.
Kosnett ndërkaq e ka përkrahur mbrëmë mbajtjen e seancës.