ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm 14 minutes ago
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji 17 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 20 minutes ago
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim 26 minutes ago
Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit 29 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

DW/Coronavirusi dhe karantina – psikiatri: Vetmia është ngjitëse

albnews by albnews
30 March, 2020
in Bota
0
DW/Coronavirusi dhe karantina – psikiatri: Vetmia është ngjitëse
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për shkak të pandemisë nga virusi në mbarë botën miliona njerëz nuk lejohen të dalin nga shtëpia. Çfarë pasojash mund të ketë vetmia për psikikën e shpjegon psikiatri Manfred Spitzer në intervistë për DW.

Deutsche Welle: Shumë vende po ashpërsojnë masat deri në ndalim-qarkullimin për të kufizuar përhapjen e virusit Corona. Si e influencon vetëizolimi ose i ashtuquajturi Social Distancing shëndetin tonë psikik?

RelatedPosts

Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit

Trump spërkat me parfum homologun sirian: “Sa gra ke, me ju kurrë si dihet!”

Virginia Giuffre, gruaja me të cilën Trump shkoi në shtëpinë e Epstein

Prof. Dr. Manfred Spitzer: Duhet t’i shohim të diferencuara masa të veçanta. Së pari ne e dimë që karantina – forma ultimative e të qenit i vetëizoluar – faktikisht mund të shkaktojë shqetësime psikike edhe tek njerëzit fare normal.

Ka studimet afatgjata lidhur me këtë, që tregojnë, se pas një karantine intensifikimi i shqetësimeve të tilla si frika, pagjumësia apo një çrregullim i stresit postraumatik është më i lartë. Nuk ka ndonjë dallim mes të moshuarve apo të rinjve, mes burrave apo grave. Të gjithë mund të vuajnë si pasojë. Ndaj rekomandimi për vendosjen e masave të tilla është, që ato te vendosen vetëm nëse janë detyrimisht të nevojshme.

Sa i përket Social Distancing. Janë bërë një sërë studimesh shkencore, se si iu bë ballë në anë të ndryshme të botës, kryesisht në Kinë, përhapjes së virusit të ri Corona. Në këto studime vërtetohet, se p.sh. kufizimi i udhëtimeve nuk sjell gjë, por në fakt distanca sociale vërtetë e influencon dukshëm kufizimin e përhapjes së virusit. Por vlen të theksoj, se social distancing në fakt nuk është zgjedhja e fjalëve saktësisht. Ajo që është e rëndësishme në këtë rast është physical distancing – pra distanca fizike.

Sa mund të zgjasin masa të tilla, në mënyrë që të mos shkaktohen dëme të tjera për shëndetin?

Këtë duhet ta vendosë secili individ për vete, se si është situata e tij. Më e rëndësishmja që çdo njeri për t’u përballur me virusin Corona është sistemi i tij i imunitetit. Ne dimë, se çfarë e forcon imunitetin e një nga faktorët është dalja në natyrë. Më e mira në vende ku nuk ka njerëz. Si p.sh. në pyll.

Dihet, është e vërtetuar që një shëtitje një orë në pyll e përmirëson dukshëm imunitetin. Qendrimi në shtëpi dëmton sistemin e imunitetit. Kjo është mjaft e rëndësishme sidomos për familjet me fëmijë.

A mund t’i zëvendësojnë rrjetet sociale kontaktet sociale për njerëzit në izolim?

Unë i shoh me sy kritik rrjetet sociale. Por ato sigurisht në këto kohë janë një mënyrë për ta ruajtur kontaktin. Por, ju lutem, nuk duhet ndjekur gjithë ditët çdo marrëzi që përhapet në rrjetet sociale. Telefoni është ndoshta në këto momente mjeti më i mirë për të ruajtur kontaktet sociale. Twitter dhe Facebook nuk janë fort të mira. Pikërisht shumë të huaj, me të cilët përballesh në këto platforma, nuk të bëjnë mirë.

Kontaktet mediale sociale funksionojnë më mirë, sa më mirë njerëzit e njohin njëri-tjetrin. Me gjyshen e gjyshin, me nënën e babain, me shokun apo shoqen e ngushtë fare mirë mund të telefonosh.

Në librin tuaj “Vetmia – sëmundja e panjohur” ju shkruani se ajo mund të jetë edhe ngjitëse. Si është e mundur kjo?

Vetmia është ngjitëse. Kjo për herë të parë u zbulua në vitin 2009 nga një grup pune, që analizoi një sasi të madhe të dhënash. Nga studimi rezultoi, që pirja e duhanit është ngjitëse, që mbipesha është ngjitëse.

Zbulimi më i fundit përkatësisht në studim ishte edhe, se nëse miku im është vetëm, atëherë është më e madhe mundësia që edhe unë vet të bëhem i vetmuar në vitet që vijnë. Ky fakt në të vërtetë në psikologji njihet prej kohësh. Emocionet janë vërtetë ngjitëse, sepse ne njerëzit jemi qenie sociale, ndaj ne i ngjisim njeri-tjetrit edhe emocione.

Njerëzit, që kanë sistem të dobët imuniteti kanë një risk më të lartë që t’u ngjiten viruset e të ftohtit ose virusi Corona. Po ashtu si ata, që duhet të mbrohen nga virusi, duhet të mbrohen tani më shumë edhe grupi i atyre që janë më ndjeshëm nga prekja prej depresionit dhe trishtimit.

Shumë njerëz angazhohen tani për të ndihmuar të moshuarit, duke u bërë atyre pazarin. Njëkohësisht ka edhe njerëz që kanë frikë dhe tërhiqen duke mos pasur guxim t’u ofrojnë ndihmë të tjerëve. Si shpjegohet kjo në psikologji?

Njerëzit janë të ndryshëm sa i përket nivelit të tyre të frikës. Ka gjithmonë njerëz, që kur dëgjojnë për një sëmundje, menjëherë izolohen dhe madje blejnë në panik. Por ka edhe të tjerë që nuk interesohen aspak. Ata dalin jashtë e takohen me miqtë. Ka edhe njerëz që situata të tilla i shfrytëzojnë në mënyrë kriminale për të fituar. Por shumica e njerëzve, të paktën 70 përqind, janë nga natyra pozitiv në raport me kontaktet sociale.

Personalisht gjatë këtyre ditëve dëgjoj vazhdimisht gjëra pozitive. Njerëzit bisedojnë me njeri-tjetrin duke ruajtur distancën dy metra dhe shpesh i urojnë njeri-tjetrin: qofshi me shëndet. Përpara katër javësh nuk përdorej kjo shprehje, Pra është një urim dhe ndjenjë përkujdesjeje për tjetrin. Mendoj që në këto ditë kjo shprehje nuk është thjesht kortezi, por më shumë, njerëzit e thonë atë të ndjerë dhe me seriozitet.

Prof. Dr. med. Dr. phil. Manfred Spitzer është që nga viti 1997 profesor në katedrën e Psikiatrisë në Universitetin e Ulmit dhe drejton klinikën për psikiatri dhe psikoterapi në klinikën universitare të Ulmit. Ai ka shkruar shumë libra, ndër të tjerë edhe “Vetmia – sëmundja e panjohur: me dhimbje, ngjitëse dhe vdekjeprurëse”. Me të bisedoi Elena Gunkel. /DW/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

14 November, 2025
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

14 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

14 November, 2025
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result