Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyen e forcimit të mëtejshëm të masave për të kontrolluar lëvizjen e qytetarëve.
Rama ka thënë se dy javët e para të muajit prill do të jenë “prova e zjarrit”, që do të tregojnë kurbën e prekjes me koronavirus, si dhe sesa efektive kanë qenë masat e marra nga qeveria.
“Se është e domosdoshme të mbrohemi shumë fort e të forcojmë vijën mbrojtëse ndërkohë që prilli do jetë prova e zjarrit, vecanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse e si mund të fillojmë të mendojmë për hapje të ngadaltë e shumë graduale, por në këtë fazë është momenti për të forcuar vijën mbrojtëse e për të jetuar ditën, cdo ditë është ditë e re e luftë duhet bërë sikur të ishte dita e parë, se nuk jemi në një luftë që historia na ka treguar si ndodh”, tha Rama.