Ditën e sotme një tjetër operacion riatdhesimi do të zhvillohet. Janë 122 shtetas që do të udhëtojnë me “Air Albania” nga Shqipëria në Britani. Personat janë shtetas britanikë, por edhe shqiptarë me nënshtetësi britanike.
Avioni do të niset në orën 08:00 të mëngjesit, ndërsa në orën 15:00 do të kthejë pasagjerët shqiptarë nga Britania në Tiranë.
Të kontaktuar nga Ora News, personat kanë deklaruar se aplikimi për të përfituat këtë udhëtim ka qenë përmes ambasadës
Ndërkohë pritet që një tjetër fluturimi pritet të zhvillohet në orën 09:00 për në Romë.