Tendat janë gati, por jo edhe pajisjet mjekësore. Autoriteter thonë se gjatë javës së ardhshme do të jenë të gatshme të gjithë 130 shtretërit për aq sa ka kapacitet spitali mobil i vendosur afër klinikës infektive.
Mantelbardhët dhe uniformat e armatës kanë bashkuar forcat në përfundimin e kësaj strukture të përkohshme.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se masat janë marrë në mënyrë intensive për të menaxhuar situatën me koronavirusin. Sipas saj, ARM-ja është në mbrojtje të të gjithë brezit kufitar dhe objekteve me rëndësi shtetërore. Sheqerinska thotë se nuk është patjetër që të ndiqet modeli i vendeve fqinje për aktivizimin e ushtarëve nëpër hapësirat publike dhe private ku bëhen grumbullime të qytetarëve.
“Nëse sot kemi pacientë që nuk mund të pranohen në Klinikën Infektive, unë do të thosha po dikush është vonuar. Por, ne jemi para kohe të përgatitur për nevojat eventuale të rritjes së kapaciteteve. Nuk ishte poenta që nga rasti i parë të paraqitjes së epidemisë të shfrytëzohen të gjitha instrumentet, duke shpenzuar paratë e qytetarëve pa nevojë” – deklaroi Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes..