Spital gjigant fushor në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një spital gjigant fushor u hap sot në një qendër konferencash në Londër, pasi ndërtimit në më pak se 10 ditë, për t’u marrë me fluksin në rritje të pacientëve të infektuar me koronavirusin e ri.

E ndërtuar me ndihmën e ushtrisë, spitali ”Nightingale”, me një kapacitet fillestar prej 500 shtretër, do të jetë në gjendje të arrijë në 4000 shtretër, thënë ndryshe ekuivalenti i 10  spitaleve konvencionale.

I inauguruar nga princi Charles përmes një videokonference dhe nga ministri i Shëndetësisë Matt Hancock në vend, ai është i pari nga një seri institucionesh provizore të planifikuara nga Britania e Madhe, ku COVID-19 ka shkaktuar deri tani gati 3 000 viktima.

Me një staf të planifikuar prej 16 000 personash, ky spital gjigant pa ekuivalent në tokën britanike, po përpiqet t’i përgjigjet përshpejtimit të pandemisë./

Share This Article