Rekord i ri i viktimave në ShBA, 1497 të vdekur për një ditë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara e kanë shënuar një rekord negativ të shtunën me 1497 të vdekur nga koronavirusi vetëm për 24 orë. Kështu, shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në mbi 8500.

Gati gjysma e rasteve fatale u regjistruan në qytetin e Nju Jorkut, ku u shtuan mbi 33 mijë raste të reja të infektimevve, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në tërë vendin shkoi në mbi 311 mijë.

Ndonëse numri i viktimave në Itali dhe Spanjë është ende më i lartë, Shtetet e Bashkuara e kanë zënë bindshëm vendin e parë në botë me numrin e të prekurve, sepse Italia i ka 124 mijë raste të infektimeve, kurse Spanja 126 mijë.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, paralajmëroi se pandemia është bërë si një zjarr që po përhapet në kohën kur ky vend po vazhdon të preket shumë nga kriza, shkruan “Daily Mail”.

Spitalet e qytetit të Nju Jorkut vazhdojnë të jenë të mbushura me trupa të viktimave. Disa prej tyre janë vendosur në korridore dhe në kamionë-frigoriferë për shkak të mungesës së hapësirës.

Për shkak të rrezikut nga infektimi, shumë njerëz që i kanë të afërmit në gjendje të rëndë nuk po kanë mundësi t’i shohin ata në momentet e fundit të jetës.

Share This Article