Ngritja e flamurit të Vorio-Epirit në Himarë, provokim i qarqeve ekstremiste greke

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e cilëson të papranueshme ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit në Himarë, dy ditë më parë. Në një deklaratë për mediat, PDIU dënon ngjarjen dhe thotë se qarqet ekstremiste greke po provokojnë në Shqipëri.

Sipas PDIU, heshtja për çështjen Çame, ngritja e varrezave të ushtarëve grekë, censusi i parashikuar me vetdeklarim, shtimi i 3 kushteve të reja nga Greqia për hapjen e negociatave tregojnë për revanshin dhe agjendën këmbëngulëse të Greqisë edhe në këtë kohë kur njerëzimi është në betejë për të drejtën e jetës.

“PDIU dënon si të papranueshme ngjarjen e datës 3 Prill në Himarë.

Në kohën kur e gjithë Shqipëria është vetizoluar për të përballuar pandeminë e koronavirus COVID-19, qarqet ekstremiste greke provokojnë brenda territorit të Shqipërisë me ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit.

Ngjarje të tilla tashmë janë kthyer në rituale të përsëritura arrogante dhe të dënueshme ligjërisht.

Heshtja për Çështjen Çame, ngritja e varrezave të ushtarëve grekë, censusi i parashikuar me vetëdeklarim, shtimi i 3 kushteve të reja nga Greqia për hapjen e negociatave tregojnë për revanshin dhe agjendën këmbëngulëse të Greqisë edhe në këtë kohë kur njerëzimi është në betejë për të drejtën e jetës.

I bëjmë thirrje shtetit shqiptar, institucioneve ligj zbatuese, Prokurorisë, SHISH, Policisë, të veprojnë me forcën e ligjit në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtar”, thuhet në deklaratën e PDIU./BW/

Share This Article