Epopeja e UÇK-së që filloi më 5 mars është përmbyllur sonte me Natën e Zjarreve në Prekaz.
Në Prekaz të Drenicës vendlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari janë ndezur flakadanët e lirisë, të cilët simbolizojnë nisjen e luftës çlirimtare para 21 vitesh.
Në këtë vend më 5, 6 dhe 7 mars është zhvilluar njëra ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në të cilën ka rënë heroikisht komandanti Adem Jashari, vëllai i tij Hamza, dhe anëtarë tjerë të familjes Jashari.