Më shumë se 350000 persona manifestuan sot në Madrid dhe 200000 në Barcelonë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të grave.
Mijëra persona kanë manifestuar gjithashtu në qytete të mëdha spanjolle si Sevilja (jug) apo Bilbao (veri) gjatë kësaj dite mobilizimi dhe greve feministë, shkruan ATSH.
Në Spanjë, një vend me lëvizje të fuqishme feministe, kjo çështje ka marrë dimensione të forta politike me afrimin e zgjedhjeve legjislative të parakohshme të 28 prillit./KosovaPress/