ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit 5 hours ago
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh 5 hours ago
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit 6 hours ago
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007 6 hours ago
Arben Ahmetaj, padi në Strasburg ndaj vendimit të GJKKO-së 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Cila është strategjia e Europës për të dalë nga pandemia e koronavirusit

albnews by albnews
8 April, 2020
in Bota
0
Cila është strategjia e Europës për të dalë nga pandemia e koronavirusit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Është periudha më e vështirë për shumë vende në Europë. Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur, qindra mijëra janë infektuar, miliona kanë humbur punën e tyre dhe dhjetëra miliona të tjerë janë kufizuar në shtëpitë e tyre.

Por kjo fundjavë dukej se do të shënonte një pikë kthese – të paktën për disa vende. Italia, Spanja dhe Franca kanë parë vazhdimisht rënie të niveleve të tyre të përditshme të vdekjeve, ndërsa në Gjermani numri i rasteve të reja ra, dhe në Belgjikë për herë të parë më shumë njerëz u larguan nga spitali sesa mbërritën me COVID-19.

RelatedPosts

Mbahet në Katar Samiti i dytë Botëror për Zhvillim Social, merr pjesë zv.ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit

Donald Trump kërcënon BBC-në me padi për dokumentarin mbi 6 Janarin

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Beteja shëndetësore është shumë larg. Disa pjesë të Europës janë më shumë se një javë prapa për sa i përket përhapjes së virusit. Në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Suedi, numrat vazhdojnë të rriten. Vetë Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar e kaloi natën në spital. Dhe është e qartë se shumë më tepër njerëz në të gjithë kontinentin do të infektohen akoma dhe disa, për fat të keq, do të vdesin.

Megjithatë, vëmendja tani po kthehet në një strategji daljeje.

Kjo nuk ka qenë thjesht një emergjencë shëndetësore, por edhe një çështje ekonomike. Ministri i Financave në Francë, për shembull, njoftoi sot se vendi mund të shohë recesionin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Kështu që përqendrimi po zhvendoset në pyetje të tilla si: si t’i rikuperojmë ekonomitë; si të veprojmë që bizneset të hapen përsëri; si t’i kthejmë njerëzit në punë? Dhe si ti bëjmë të gjitha këto pa rrezikuar një goditje të dytë të mundshme të koronavirusit?.

Epo, qeveritë kanë filluar punën për këtë.

Franca, Spanja, Belgjika dhe Finlanda janë disa nga vendet që kanë krijuar komitete ekspertësh për të shqyrtuar një lehtësim gradual të urdhrave të qëndrimit në shtëpi. Të hënën Austria u bë vendi i parë në BE që njoftoi se do të fillojë rihapjen e ekonomisë së saj. Dyqanet e vogla do të hapin dyert e tyre përsëri nga java e ardhshme, ndërsa të gjithë shitësit me pakicë dhe qendrat tregtare do të kthehen në biznes aktiv më 1 maj.

Qeveritë po përpiqen të arrijnë një ekuilibër të mirë.

Sa më gjatë ekonomia e një vendi në thelb të mbetet e mbyllur, aq më i lartë është numri i mbylljeve të detyruara të bizneseve të vogla. Dhe ka një efekt më të gjerë goditës, gjithashtu. Sa më e lartë të jetë shkalla e papunësisë, aq më shumë do ti kushtojë kjo vendeve në vitet në vijim.

Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndikimin ekonomik. Ky bllokim po shtrëngon shëndetin mendor të njerëzve, rastet e abuzimit në familje po rriten dhe po cënohet arsimi dhe perspektiva e miliona të rinjve.

Gjithsesi lehtësimi i rregullave do të vijë gradualisht. Për shembull, Danimarka dhe Belgjika po shqyrtojnë ndarjen e klasave të shkollave me dy turne, për të lejuar një distancim më të mirë shoqëror.

Por jeta nuk do të kthehet në normalitet në një kohë të shpejtë.

Nuk ka përgjigje të lehta dhe ende nuk ka rrugë të qartë. Dy gjëra janë bërë të dukshme, sidoqoftë. Së pari, të gjithë ne do të duhet të punojmë shumë për të parandaluar një goditje të dytë në muajt e ardhshëm në këtë vit. Dhe së dyti, periudhat e papërcaktuara të bllokimit janë thjesht të paqëndrueshme./Analizë nga Darren McCaffrey, redaktori politik i Euronews.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

10 November, 2025
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

10 November, 2025
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

10 November, 2025
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result