Në kohën kur të gjithë lojtarët solidarizohen me situatën për të ndihmuar klubet, Toni Kroos shkon kundër rrymës në lidhje me shkurtimin e pagave për futbollistët, për shkak të emergjencës ekonomike për të krijuar nga koronavirus. “Të reduktosh pagat e lojtarëve është si ti bësh një dhuratë klubeve, si një donacion hedhur në tym”, ka shprehur gjermani i Real Madrid pozicionin e tij për këtë cështje. “Më mirë të paguhet e gjithë rroga e cdokush nga ne të ndihmojë të tjerët si dëshiron, duke bërë bamirësi” vazhdon Kroos duke folur për SËR Sport.
“Janë të shumta situatat në të cilat është e rëndësishme të japësh ndihmë, të gjithëve i kërkohet të ndihmojnë, por cdokush mund ta bëjë ku dhe si preferon: kjo është idea ime” shpjegon 30 vjecari. Një pozicion që nuk shkon kundër nevojave të ndihmës ekonomike-shëndetësore por që nuk ndihmon aspak shoqëritë e futbollit në këto kohë krize.
Kroos ka folur më pas si mund të rifillojë futbolli: “Nëse duhet të luajmë përsëri në maj do të gjenden zgjidhje. Nëse ndalesa duhet të shkojë përtej verës, atëherë disa klube do të kenë vështirësi të mëdha e futbolli, si e mbajmë mend ne, do të ndryshojë”. Ashtu si edhe disa pagesa të cmendura: “Nuk e di nëse mund të ekzistojnë akoma, ndoshta disa shifra ekstreme që kemi parë kohët e fundit nuk do të jenë më. E ndoshta nuk do të jetë një gjë e keqe, duke parë ekseset e shumta të botës sonë”.