Britani/ Qytetarët mbushin rrugët e qytetit me maskat dhe dorezat e përdorura

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rrugët e Nottinghamit në Britani janë mbushur plot me maska dhe doreza që njerëzit i kanë hedhur në tokë pasi i kanë përdorur.

BRITANI E MADHE- Gjatë shëtitjes së tij të përditshme, fotografi Dan Giannopoulos nuk mund të mos fotografonte dhjetëra doreza të hedhura për tokë në rrugët e lagjes së tij në Britani.

“Dorezat ishin mbledhur kudo, të hedhura nëpër shkurre në kazanët e plehrave, ishin shpërndarë afër dyerve të shtëpive. Sapo bëja një metër shikoja një palë, doreza dhe maksa.”- tha ai për BBC

Si fotograf, gjatë fillimit të bllokimit, unë kisha menduar disa mënyra për të dokumentuar këto kohë surreale nga shtëpia.

“Pasi kalova disa ditë vetëm në shtëpi, në fillim të javës së kaluar vendosa të dal për një shëtitje të shkurtër dhe u befasova kur pashë numrin e dorezave plastike të hequra dhe maska kirurgjikale në rrugët e lagjes time, një periferi e vogël në Nottingham. Fillova t’i fotografoja ato në përgjatë 30-minuta që shëtita. Këto doreza të hedhura gjithashtu treguan për mua, ndikimin tonë dashakeqës ndaj mjedisit,  por pa kuptuar edhe ndaaj vetes.”– tha ai.

Kujtojmë që nga këshilla e ekspertëe të shëndetësisë dhe mjekëve, është thënë se letrat higjenike, maksat dhe dorezat pas përdorimit  duhet të hidhen në një kosh me kapak, pasi rreziku është i lartë.

Share This Article