ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 4 hours ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 4 hours ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 4 hours ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Një “exit strategy” globale për Covid 19

albnews by albnews
10 April, 2020
in Bota
0
Një “exit strategy” globale për Covid 19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pandemia e COVID-19 paraqet një kërcënim të paparë si për shëndetin publik, ashtu edhe për ekonominë globale. Vetëm duke hedhur tutje retorikën dhe politikat nacionaliste, si dhe duke përqafuar një bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar, qeveritë mund të mbrojnë njerëzit që pretendojnë se përfaqësojnë

Ngaire Woods & Rajaie Batniji

RelatedPosts

Debati për dëbimet nga Gjermania, Merz: Lufta në Siri ka mbaruar, nuk ka asnjë arsye për azil

Video/ Aksidenti tragjik ajror në Kentucky, publikohen pamjet kur avioni rrëzohet dhe përfshihet nga flakët, shkon në 7 numri i viktimave

BE propozon një “periudhë prove” për anëtarët e rinj nga Ballkani, Marta Kos: Nuk dua të shihem si komisionerja që solli kalin e Trojës

OXFORD – Bota që del nga pandemia e koronavirusit mund të jetë një koleksion ndërluftues shtetesh, që janë më të mbyllura dhe nacionaliste se më parë. Por pa bashkëpunim të shpejtë dhe efektiv global, bota mund të mos dalë fare e sigurt, nga kjo krizë.

Tani për tani të paktën, mbizotërojnë reagimet e forta nacionaliste. Krahas shtetrrethimeve, izolimeve, bllokimeve dhe kërkesave për gjoba dhe arrestime, qeveritë po mbyllin kufijtë dhe përdorin retorikë të kohës së luftës, për të mbledhur pas vetes popullsitë e tyre. Zinxhirët e furnizimit global dhe tregtia po ndërpriten jo vetëm nga bllokimet, por edhe nga konkurrenca e vendeve të pasura për furnizime.

Megjithatë, së shpejti, qeveritë do të duhet të rindezin ekonominë globale. Dhe kjo do të kërkojë bashkëpunim ndërkombëtar në disa fusha kryesore.

Elementi i parë thelbësor i një strategjie daljeje për COVID-19 është testimi masiv (si për infeksionin, ashtu edhe për imunitetin), në mënyrë që njerëzit e shëndetshëm të mund të kthehen në punë dhe ata që janë të infektuar, të mund të marrin trajtimin e duhur. Për këtë, vendet do të kenë nevojë për furnizime adekuate të kiteve të testimit dhe pajisjeve mbrojtëse, si dhe të respiratorëve apo qasjes në kurat që janë në zhvillim e sipër.

Bashkëpunimi ndërkombëtar është jetik për të mundësuar testimin dhe trajtimin masiv. Një furnizues kryesor i tamponeve të përdorura për marrjen e mostrave të nazofaringitit, Copan, është i vendosur në Italinë Veriore. Reagentët e përdorur për të nxjerrë virusin RNA nga qelizat e mbledhura prodhohen kryesisht nga Qiagen, një kompani gjermane me një zinxhir kompleks furnizimi global. Dhe kompanitë e huaja prodhojnë afërsisht gjysmën e ventilatorëve në Shtetet e Bashkuara; një e treta vijnë nga Evropa.

E megjithatë, ndërsa guvernatorët e shteteve amerikane po garojnë kundër njëri-tjetrit për ata pak ventilatorë, disa qeveri evropiane po ndalojnë eksportin e tyre. Dhe një ministër i qeverisë britanike ka thënë se paaftësia e vendit për të gjetur reagentët e nevojshëm po ngadalëson testimet.

Zgjidhja është që të rritet bashkëpunimi në prodhim dhe shpërndarje, duke përdorur zinxhirët globalë të furnizimit sa më efektivisht të jetë e mundur, dhe bashkimin e burimeve dhe pajisjeve në mënyrë që ato të ndahen, kur kërkesa për to zhvendoset nga një vend në tjetrin. Kina, për shembull, tani po dhuron respiratorrë në Shtetet e Bashkuara dhe po eksporton maska.

Një komponent i dytë i një strategjie daljeje është survejanca dhe kontrolli efektiv i sëmundjeve. Eshtë e vërtetë, shumë vende po bëjnë kujdes për sa i përket mbikëqyrjes online, që po përdoret në Kinë dhe Korenë e Jugut. Por, duke qenë se gjurmimet manuale të kontakteve kërkojnë shumë kohë, është e vështirë të parashikohet një strategji daljeje që nuk përfshin aplikacione për këtë qëllim.

Në të vërtetë, një studim i ri nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit sugjeron që aplikacionet gjurmuese mund të jenë efektive në uljen e shkallës së infeksionit, edhe kur vetëm 60% e popullsisë i miraton ato. Prandaj, shoqëritë perëndimore duhet të mësojnë nga sukseset e Kinës dhe të Koresë së Jugut dhe të balancojnë frikën e shtimit të aftësive survejuese të qeverive të tyre, përkundër dëmit që njerëzit vuajnë nga mbajtja në izolim.

Vendet që hezitojnë duhet të bashkëpunojnë shpejt për të përshtatur mjetet e mbikëqyrjes me nevojën për të mbrojtur të drejtat civile. Kjo do të kërkojë një mbikëqyrje transparente, parime të qarta të drejtësisë (përfshirë qasje dhe trajtim të barabartë), mbrojtje të fortë të të dhënave dhe auditime të algoritmeve të përdorura.

Së treti, një strategji globale e daljes për COVID-19 do të ishte më e sigurtë me një vaksinë efektive. Për fat të mirë, bashkëpunimi shkencor ndërkombëtar po përshpejton ritmin drejt zhvillimit të një vaksine. Studiuesit në Kinë, SHBA dhe Evropë po ndajnë sekuencat e gjenomit viral, ndërsa mjekët nga Universiteti Harvard; Spitali Xijing në Kinë, Kinë; dhe Italia Veriore janë duke punuar për trajtime, dhe virologët kryesorë po ndajnë gjetjet në thirrjet e konferencave të Organizatës Botërore të Shëndetit, duke i vendosur ato në arkivat në internet, si medRxiv dhe bioRxiv.

Bashkëpunim ndërkombëtar do të kërkohet gjithashtu për të siguruar që një vaksinë të ofrohet globalisht. Ditët e fundit, autoritetet kineze kanë raportuar raste të reja të COVID-19 që janë “importuar” nga vendet e tjera, ndërsa disa ekspertë në Evropë dhe Amerikën e Veriut tashmë po parashikojnë një valë të dytë të virusit.

Këtu, historia është një mësuese e. mirë. Megjithëse vaksinimet i mundësuan shumicës së vendeve të pasura, që të eleminonin linë e dhenve në mënyrë të njëanshme nga fundi i viteve 1940, sëmundja vazhdonte të kthehej nga jashtë kufijve të tyre. U desh një përpjekje globale e nisur nga OBSH për ta zhdukur globalisht deri në 1978.

Ka gjithashtu nevojë për një sistem paralajmërimi të hershëm, për të zbuluar shfaqjen e viruseve të reja ose që kanë pësuar mutacione. Siç ka treguar Koreja e Jugut, një paralajmërim i hershëm COVID-19 i mundëson një qeverie të reagojë me shpejtësi duke rritur testimet dhe duke përfshirë tërë popullatën në gjurmimin dhe kontrollin e kontakteve, duke zvogëluar kështu potencialisht kostot ekonomike dhe sociale të një shpërthimi.

Por paralajmërimet e hershme kërkojnë që qeveritë t’i tregojnë botës për infeksionet e reja sapo t’i zbulojnë ato, gjë që mund të jetë një çështje sensitive. Kështu, vendet kanë nevojë për garanci që raportimi i shpërthimeve të sëmundjes nuk do t’i ekspozojë ndaj ndëshkimeve të menjëhershme, në formën e kufizimeve të panevojshme të udhëtimit dhe tregtisë, dhe se çdo masë e tillë do të miratohet në mënyrë bashkëpunuese.

Bota duhet ta kishte nxjerrë këtë mësim gjatë epidemive SARS dhe Ebola të dy dekadave të fundit. Kufizimet e udhëtimit dhe tregtisë të vendosura nga 40 vende penguan raportimin e shpërthimeve të Ebolës, duke penguar reagimin global. Në mënyrë të ngjashme, përvoja e Kinës me SARS mund të bërë që udhëheqësit e saj, të ishin më pak të prirur të njoftonin botën për shpërthimin e COVID-19. Sapo e bënë këtë, vendet mbyllën kufijtë në mënyra që binin ndesh me udhëzimin e OBSH-së. Pasi të përfundojë kjo krizë, qeveritë do të duhet të forcojnë sistemin e paralajmërimit të hershëm, duke kuptuar se kjo kërkon një bashkëpunim quid pro quo.

Dhe në fund, sa më shpejtë dhe në mënyrë efektive të veprojmë për të frenuar përhapjen e virusit në vendet më të varfëra dhe më të populluara në botë, aq më mirë mund t’i mbrojmë të gjithë. Kjo kërkon investime urgjente në parandalimin, të cilat gjithashtu varen nga bashkëpunimi – duke përfshirë përmes Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, financimin e emergjencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (të cilin më shumë se 90 vende e kanë kërkuar deri më tani), dhe ndihmën shëndetësore emergjente të Bankës Botërore.

Pandemia e COVID-19 paraqet një kërcënim të paprecedentë si për shëndetin publik ashtu edhe për ekonominë globale. Vetëm duke hedhur tutje retorikën dhe politikat nacionaliste, dhe duke përqafuar një bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar, qeveritë mund të mbrojnë popujt që pretendojnë se përfaqësojnë. / Project Syndicate – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result