Shqipëria në shtetrrethim

albnews
By
1 Min Read

Këtë të shtunë pas orës 13:00 askush nuk do të mund të dalë jashtë dyerve të banesës deri të hënën e javës së ardhshme.

Shqipëria do të jetë e gjitha në shtetrrethim për 24 orë, ashtu siç ka ndodhur javët e fundit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e ri që do të autorizon zgjerimin e fashës orare, e cila nis të hënën.

Tashmë qytetarët do të mund të dalin për 90 minuta jashtë dhe fasha orare do të shtyhet nga ora 13:00 e drekës, deri në orën 17:50 të pasdites.

Ndërkohë ditën e dielë lejen për të qarkulluar në rrugë do ta ketë vetëm policia, ushtria, media, shërbimet delivery, shërbimet kritike shtetërore apo transporti i mallrave.

Share This Article