Covid-19, dy viktima dhe 49 raste të reja në Maqedoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej 586 testeve të realizuara, 49 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 760.

Sipas vendbanimeve prej 49 rasteve të reja, 13 raste janë regjistruar në Shkup, 14 në Kumanovë, gjashtë në Shtip, tetë në Prilep, gjashtë në Veles, një në Gostivar dhe një në Koçani.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima, një në Kumanovë dhe një në Prilep, numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 34./Alsat/

Share This Article