ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 13 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 13 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 13 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 13 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 13 hours ago
Next
Prev
Home UK

Koronavirusi: Gjashtë mënyra që kanë ndryshuar Mbretërinë e Bashkuar

albnews by albnews
13 April, 2020
in UK
0
Koronavirusi: Gjashtë mënyra që kanë ndryshuar Mbretërinë e Bashkuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Jeta në Mbretërinë e Bashkuar është transformuar plotësisht në tre javëe e para të kufizimit për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Të hënën në 23 Mars, Kryeministri Boris Johnson tha se të gjitha udhëtimet jo-thelbësore dhe tubimet publike duhej të ndalonin. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dilnin nga shtëpitë vetëm për stërvitje, të blinin ushqime ose medikamente, për kujdesin mjekësor, ose kur puna e tyre nuk mund të bëhej në shtëpi.

RelatedPosts

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Tre breza në shërbim të personave në nevojë/ George i bashkohet babait të tij, Princit William në përgatitjen e vaktit për të pastrehët në Londër

Britania përgjysmon ndihmën për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Të gjithë bizneset që tregëtonin mallra jo-thelbësorë, klubet, restorantet, teatrot, kinematë dhe objektet dhe kultet fetare janë mbyllur. Këto kufizime kanë prekur të gjitha aspektet e shoqërisë.

1) Njerëzit në masë të madhe po ruajnë distancën e tyre

Qëllimi i bllokimit ka qenë të kufizojë përhapjen e Covid-19 në të gjithë vendin, që të ndihmojë NHS të përballojë fluksin e pacientëve si dhe në mënyrë që të ketë numër të ulët të vdekjeve nga sëmundja.

Që nga bllokimi, i cili filloi në 23 Mars, numri i njerëzve që kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin ka shkuar nga 6.650 në më shumë se 80,000.

Por këshilltarët e qeverisë kanë thënë se ka prova që respektimi i publikut ndaj masave ka filluar të ketë një ndikim. Njerëzit gjithashtu po përshtaten me mënyrën e përdorimit të shërbimit shëndetësor. Në mars, numri i njerëzve që ndiqnin A&E pësoi rënie, ndërsa numri i telefonatave të bëra në 111 – linja e NHS – arriti në nivele rekord.

2) Më pak udhëtime të bëra

Përdorimi i transportit nga publiku ka rënë ndjeshëm gjatë javëve të fundit, megjithëse ky trend filloi përpara se masat e bllokimit të njoftoheshin nga kryeministri, pasi shumë njerëz filluan të punojnë nga shtëpia.

Sipas Departamentit të Transporteve përdorimi i përgjithshëm i transportit – rrugor, hekurudhor dhe metrosë në Londër – ra me 60% midis fillimit të shkurtit dhe fillimit të prillit. Po ashtu kjo rënie duket ndjeshëm edhe në stacionet kryesore hekurudhore në të gjithë vendin.

Ndërkohë, dalja në parqe dhe plazhe në 5 Prill (e diela e dytë e bllokimit), ishin 29% më të ulëta se normalja, sipas të dhënave të Google Analytics.

3) Cilësi më e mirë e ajrit

Nivelet e ndotjes së ajrit në Mbretërinë e Bashkuar kanë rënë ndjeshëm gjatë javëve që kur vendi hyri në bllokim. Niveli i NO2 ka rënë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me mesataren ditore të rënies gati 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

4) Rritje kërkesash për ndihmë sociale

Rreth 723,000 njerëz kanë aplikuar për ndihmë sociale që nga fillimi i bllokimit.

Nga këto, 473,000 aplikuan në tetë ditët e para, pothuajse aq sa aplikuan gjatë tre javëve të mëparshme, dhe pothuajse 10 herë më shumë sesa do të aplikonin në një javë mesatare. Sipas Departamentit të Punës dhe Pensioneve, 250,000 njerëz të tjerë u regjistruan gjatë javës së dytë të bllokimit,

Ndihma sociale (Universal Credit) është një pagesë mujore e konsoliduar për ato të moshës së punës, e cila zëvendësoi një mori përfitimesh të mëparshme, duke përfshirë lejimin e punëkërkuesit të bazuar në të ardhura, përfitimin e strehimit, ndihmën e taksave të fëmijëve dhe ndihmën e taksave të punës.

Ndërsa, pagesat e bëra janë të disponueshme për të ndihmuar të vetëpunësuarit dhe ata që nuk mund të bëjnë punën e tyre gjatë pandemisë, disa grupe – siç janë ata që kohët e fundit janë bërë freelancer, kanë lëvizur punë ose janë bërë të tepërta para datës së ndërprerjes nuk janë përfitues.

Ndërsa, ekziston ende një presion i konsiderueshëm në sistemin e përfitimeve, shifrat tregojnë se numri i kërkesave tani ka filluar të bjerë, pasi ka arritur kulmin në javën e parë të mbylljes.

5) Oreks i rritur për ushqime afatgjata

Në javën para fillimit të kufizimeve, shitjet e supermarketeve ishin 44% më të larta se e njëjta kohë vitin e kaluar, pasi shumë nxituan të furnizoheshin mes frikës së mungesës së mallrave.

Por, sipas Neilsen shitjet mesatare ranë me 7.5% gjatë dy javëshit të parë.

“Kur vendit iu tha që të mos udhëtonte njerëzit ndaluan blerjet”, thotë Mike Watkins, drejtuesi i shitjeve me pakicë i Nielsen. “Ata kishin blerë shumë gjëra, dhe frigoriferët e tyre ishin plot.” Ndërsa, supermarketet kanë luftuar për të përballuar kërkesën shtesë pasi shumë njerëz u drejtuan drejt blerjeve në internet. Zakonisht 93% e blerjeve bëhen zakonisht brenda dyqaneve. Shitjet e supermarketeve të produkteve jo-ushqimore siç janë rrobat ranë 45%.

“Entuziazmi i blerësve për të blerë ushqim të freskët do të fiket, pasi njerëzit duan të kufizojnë udhëtimin dhe kohën e kaluar në dyqane,” thotë Watkins.

6) Rritje e rasteve abuzuese në familje

Shërbimi Kombëtar për Abuzimin në Familje ka parë një rritje prej 25% të telefonatave që nga mbyllja. Tani po merr qindra thirrje shtesë për ndihmë çdo javë. Izolimi mund ta përkeqësojë sjelljen para-ekzistuese, por nuk është arsyeja për këtë, thotë Refuge, që drejton linjën e ndihmës.

Rritja e rasteve i bën jehonë gjetjeve nga e gjithë bota, përfshirë një rritje prej 32% të rasteve të raportuara të dhunës në familje në Francë, dhe një rritje prej 12% në linjën e dhunës gjinore në Spanjë që prej fillimit të bllokimeve në ato vende.

Sidoqoftë, krimi i përgjithshëm i raportuar në polici në Angli dhe Uells ka rënë me rreth 20% javët e fundit.

Kompetencat e reja të policisë për gjobitjen e atyre që shkelin rregullat e bllokimit janë duke u përdorur – në dy javët e para, janë lëshuar 1.084 gjoba. (BBC)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result