ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin 3 hours ago
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet 3 hours ago
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës 3 hours ago
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve 3 hours ago
David Beckham do të marrë titullin kalorës në Kështjellën Windsor 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Çfarë ndodhi me Kinën dhe OBSH-në? Kush “gënjeu” kë?

albnews by albnews
14 April, 2020
in Bota
0
Çfarë ndodhi me Kinën dhe OBSH-në? Kush “gënjeu” kë?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në janar, kur pandemia që tani po gjunjëzon botën ishte ende duke mbledhur forca, një shkencëtar i quajtur Xiao Qiang po monitoronte deklaratat zyrtare të Kinës në lidhje me një koronavirus të ri, që më pas u përhap nëpër Wuhan. Shkencëtari vuri re diçka shqetësuese. Deklaratat e bëra nga Organizata Botërore e Shëndetit, organi ndërkombëtar që këshillon botën për trajtimin e krizave shëndetësore, shpesh i bënin jehonë mesazheve të Kinës. “Veçanërisht në fillim, ishte tronditëse kur shikoja Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, kur fliste për shtyp … pothuajse të njëjtat gjëra, dhe duke cituar ato që unë lexoja në deklaratat e qeverisë kineze”.

SHBA gjithashtu u tregua e avashtë në njohjen e njohjen e seriozitetit të këtij koronavirusi të ri, i cili i kapi të gjithë  të papërgatitur. Presidenti Donald Trump ka fajësuar OBSH-në për katastrofën.

RelatedPosts

I shërbeu gjithë jetën familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut

Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan

Reklama e John Lewis nis numërimin mbrapsht të Krishtlindjeve me melodinë e klasikut të klubeve të viteve ’90

“Ata mund të na kishin paralajmëruar disa muaj më parë”, tha Trump në konferencë këtë javë.

Që në janar, kur autoritetet kineze po minimizonin shtrirjen e virusit, mjekët në epiqendrën e shpërthimit në Wuhan raportohet se vëzhguan transmetimin nga njeriu tek njeriu, dhe jo vetëm duke kontraktuar drejpërdrejt me sëmundjen.

OBSH, ndërkohë, po merrte informacionin e saj nga po ato autoritete kineze që po keqinformonin publikun e vet, dhe pastaj do t’ia ofronin botës të njëjtat informacione, me po të njëjtën këmbëngulje. Më 20 janar, një zyrtar kinez konfirmoi publikisht për herë të parë se virusi mund të përhapet me të vërtetë te njerëzit, dhe brenda disa ditësh Wuhani u izolua tërësisht. Por tashmë ishte tepër vonë.

U desh një javë tjetër që OBSH të deklaronte përhapjen e virusit si një emergjencë globale shëndetësore – kohë gjatë së cilës, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, vizitoi Kinën dhe vlerësoi udhëheqjen e vendit, për “vendosjen e një standardi të ri për reagimin ndaj shpërthimit”.

Një muaj e gjysmë  kaloi përpara se OBSH ta quante COVID-19 një pandemi. Në këtë pikë virusi kishte vrarë më shumë se 4,000 njerëz dhe kishte infektuar 118,000 njerëz në pothuajse çdo kontinent.

Sidoqoftë, OBSH ka treguar se mund të ecë në vijën midis nevojës për bashkëpunim dhe shkëmbimit të informacionit nga vendet anëtare, si dhe nevojës për t’i bërë ata përgjegjës për gabimet. Gjatë shpërthimit të SARS në 2003, një zëdhënës i OBSH-së kritikoi Kinën për mungesën e transparencës dhe përgatitjes, e cila kishte lejuar që virusi të përhapej pa kontroll. Kina madje më vonë pranoi gabimet në trajtimin e shpërthimit.

Asnjë kritikë e tillë nuk është bërë kësaj here. Një studim zbuloi se Kina mund të kishte kufizuar infeksionet e veta deri në 95%,  nëse qeveria do të vepronte në atë periudhë të hershme kur mjekët fillimisht po ngrinin alarmin dhe Partia Komuniste Kineze ishte ende duke mohuar shtrirjen e problemit. “OBSH në atë kohë nuk e bëri punën e vet,” tha Xiao.

“E kundërta: Ata në fakt u bën palë me dezinformimin e autoriteteve kineze për disa javë. Kjo, për mua është e pafalshme”. / Me shkurtime nga The Atlantic – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

4 November, 2025
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

4 November, 2025
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

4 November, 2025
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result