Ka shkuar në dhjetë numri i personave që kanë humbur jetën prej pandemisë Covid-19, në Kosovë.
Viktima e fundit është një paciente e moshës 73-vjeçare nga qyteti i Pejës, që ka ndërruar jetë sot në Klinikën Infektive. E ndjera kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ndërkaq ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Infektive prej datës 25 mars.
Njoftimi i plotë:
Klinika Infektive njofton se pacientja M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020, ka ndërruar sot jetë në këtë klinikë.
E njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.
Kjo është vdekja e dhjetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19, krahas problemeve të tjera shëndetësore që kishin.