Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që prej sot në ora 16:00 deri të martën ora 05:00 të ndalohet lëvizja e qytetarëve.
Kjo nënkupton që besimtarët ortodoksë do t’i festojnë Pashkët në ambiente familjare dhe nuk do t’u lejohet që t’i kryejnë ritualet në Kishë.
Ora policore do të vlejë për të gjithë qytetarët përveç atyre që kanë leje qarkullimi.
Me vendim të Ministrisë së Bujqësisë, janë ndaluar edhe vizitat nëpër pyje. Për çdo shkelje të këtij vendimi do të pasojë dënimi.