Haradinaj: Kosova model i bashkëjetesës, komuniteti hebraik është pjesë e pandarë e saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se pas homazheve tek obelisku në nderim të viktimave të Holokaustit, ka pritur në takim shefin ekzekutiv dhe presidentin e Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Pas homazheve tek obelisku në nderim të viktimave të Holokaustit, pata nderin ta pres në takim shefin ekzekutiv dhe presidentin e Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer. Në një bashkëbisedë për kultivimin e vlerave të tolerancës, mirëkuptimit e bashkëjetesës mes kulturave e religjioneve, u pajtuam se bota duhet të jetë çdo herë e bashkuar në funksion të paqes. Kosova është model i bashkëjetesës dhe komuniteti hebraik është pjesë e pandarë e saj. Në kuadër të takimit, e njoftova për alokimin e ndërtesës për Muzeun e Trashëgimisë Hebraike në Prizren, që do t’i shërbejë ruajtjes së kujtesës historike dhe miqësisë mes dy popujve tanë. Në shenjë mirënjohje për punën dhe kontributin e madh për Kosovën, në emër të popullit dhe Qeverisë, Robert Singer, i dhurova Hartën e Artë të Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply