Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 36 raste të reja më virusin COVID-19, duke e çuar numrin total në 1117.
Gjithashtu, nga ministria njoftojnë se 18 pacientë tashmë janë shëruar pasi që rezultuan negativ në dy teste të njëpasnjëshme. Nga klinika për sëmundje infektive raportohet edhe për dy persona që kanë ndërruar jetë. Personat kanë qenë të moshës 85 dhe 77 vjeçare nga Kumanova dhe Krusheva. Gjithashtu, pas intervenimit kirurgjikal në spitalin “Filipi i dytë”, para tre ditëve, ka ndërruar jetë edhe një pacient nga Struga për të cilën sot kanë dalur rezultatet që e konfirmojnë se përveç sëmundjes shoqëruese, i ndjeri ka qenë i infektuar edhe me COVID-19.
Numri total i të shëruarve ka shkuar në 139, ndërsa numri i të vdekurve në 49. Kujtojmë që në Maqedoninë e Veriut janë bërë afro 11 mijë testime, duke mos i përfshirë testet për antitrupa që po kryhen kryesisht në laboratorët privat.