Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar se nga 81 të prekurit nga kjo komunë, 76 prej tyre kanë burimin e infektimit nga rastet e Kampit Bondsteel.
“Të infektuarit janë ose punëtorë të Kampit Bondsteel ose familjarë të tyre”, tha ai.
Aliu ka bwrw me dije se ka kontaktuar edhe me komandantin e KFOR-it nga Kampi Bondsteel dhe sipas tij pjesa dërrmuese e punëtorëve shqiptarë nga stafi civil janë dërguar në pushim.
“Shumë prej tyre tashmë do të jenë të izoluar në tentim për të frenuar përhapjen e COVID-19”, tha ndër të tjera Agim Aliu.
Ndryshe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 31 raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 480.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dje ka testuar 209 mostra, prej të cilave 31 kanë rezultuar pozitive.
“ Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: dhjetë (10) raste Ferizaj, tre (3) raste Mirash, një (1) rast Mirosal dhe një (1) rast Kosinë), nëntë (9) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: tre (3) raste Viti, tre (3) raste Gushicë dhe tre (3) raste Pozharan), dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Miradi e epërme-Fushë Kosovë, Skenderaj, Vojnovc-Shtime, Sllatinë-Leposaviq dhe Zubin Potok”, ka njoftuar IKSHPK.