Gjermani, shënohet rritje e rasteve të reja me koronavirus, 242 të vdekur për 24 orë

albnews
By
1 Min Read

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se 3,609 raste të reja të koronavirusit janë shënuar në Gjermani gjatë 24 orëve të kaluara.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në shtetin me ekonominë më të madhe në Evropë shkoi në 137,439.

Shifra e re shënon ditën e katërt me radhë të rritjes së numrit të rasteve të reja për periudhën njëditore pasi më parë ishte shënuar rënie e ndjeshme, që kishte sjellë shpresë për përmirësimin e situatës.

Përpos infektimeve, në Gjermani gjatë 24 orëve të kaluara u shënuan edhe 242 viktima të reja të virusit dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 4,110 persona, shkruan “The Guardian”.

Share This Article