Koronavirusi mund të mbijetojë në temperatura të larta për një kohë të gjatë

albnews
By
1 Min Read

Sipas një studimi, koronavirusi mund të mbijetojë në temperaturë deri në 60 gradë për periudha relativisht të gjata kohore.

Gjetjet e këtij studimi sugjerojnë se masat standarde që përdoren për dezinfektim në laboratoret hulumtuese – ngrohje në këtë temperaturë për një orë – janë joefektive kundër Covid-19.

Në vend të kësaj, për ta vrarë virusin, hulumtuesit thonë se laboratoret duhet të ngrohen në temperaturë prej 92 gradëve për një çerek ore, shkruan “Daily Mail”.

Ky studim u krye nga hulumtuesit e Universitetit të Aix-Marseille-s në Francën Jugore.

Gjatë testimit, shkencëtarët i përdorën qelizat e veshkës së një majmuni afrikan, i cili për qëllime studimi ishte infektuar me koronavirus nga virusi i izoluar i një pacienti në Berlin.

Ndonëse virusi u shkatërrua në temperaturë 60 gradë në mjedis të pastër, ai arriti të mbijetonte në mjedise më të ndotura. Në rastin e laboratoreve, kjo nënkupton që virusi mund të paraqesë rrezik për stafin, nëse përdoret procedura standarde e dezinfektimit.

Protokolli për ngrohjen e laboratoreve në 60 gradë për një orë është protokoll standard në shumë laboratore ku punohet për hulumtime të viruseve vdekjeprurëse, përfshirë Ebolën.

Share This Article