5445 $ gjobë për fake news për Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën sot të gjobisin çdo person deri në 5445 dollarë për përhapjen e informacionit të rremë shëndetësor, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e këtij vendi, WAM.

Qeveria e Emirateve ia ngarkoi vetëm Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera shëndetësore shtetërore përgjegjësinë për shpërndarjen e informacionit dhe udhëzimeve shëndetësore të vërteta për kombin.

”Kjo masë e ndërmarrë e bën të paligjshëm qarkullimin ose ribotimin e çdo informacioni shëndetësor të rremë, mashtrues ose zyrtarisht të panjohur”, tha agjencia WAM.

Qeveria tha që rregullorja e re kishte për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe adresimin e informacionit të rremë shëndetësor.

Vendimi vjen pasi Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan gjithsej 6 302 raste të koronavirusit, duke e bërë atë vendin e dytë të goditur më rëndë nga virusi, pas Arabisë Saudite.

Emiratet e Bashkuara Arabe, një federatë prej shtatë emiratesh, kanë një popullsi prej rreth 9,8 milionë banorësh, përfshirë një komunitet të madh të huaj.

Share This Article