Maqedonia e Veriut në vendin e 92-të në listën dedikuar lirisë së mediave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Maqedonia e Veriut mban vendin e 92-të në listën e “Reporterët pa Kufij”, dedikuar lirisë së mediave. Krahasuar me një vit më parë vendi është ngjitur tre vende më lart.

Si hap pozitiv përmendet ndërprerja reklamave në media, hap i ndërmarrë nga Qeveria aktuale.  Sidoqoftë “Reporterët pa Kufij” theksojnë se komunave u lejohet që të reklamojnë në mediat lokale dhe kështu u jepet një mjet për t’i kontrolluar ato.

Numri i sulmeve fizike ndaj gazetarëve është zvogëluar, megjithatë ekziston një praktikë në rritje e ngacmimit në internet dhe abuzimit verbal. Në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror theksohet se dekada e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e gazetarisë.

Sa ia përket lirisë së mediave, para Maqedonisë renditet Greqia, në vendin e 65-të, Kosova zë vendin e 70 dhe Shqipëria në vendin e 84-të. E para në listë është Norvegjia, më pas Finlanda, Danimarka, Suedia dhe Holanda. Në Fund të listës, në vendin 177 është Kina, Eritrea dhe Turmekistani.

Share This Article