Mirel: Bullgarisë duhet ti thotë dikush se mjaft është, po ndotni procesin e zgjerimit

 5,486 total views,  1 views today

Një zgjidhje politike e mosmarrëveshjes me Bullgarinë është e mundur gjatë qeverisë teknike, por që të ndodhë kjo, duhet presion i fortë nga presidenca e BE-së dhe disa vendeve anëtare, për t’i thënë Sofjes se mjaft është, ju po ndotni procesin e zgjerimit dhe atmosferën përreth saj, thotë ish-Drejtori i Zgjerimit të Komisionit Evropian Pierre Mirel në një intervistë për “TV 24”.

“Është e mundur të ofrohet një mundësi për të thënë kështu një zgjidhje kalimtare. Mund të jetë që Bullgaria bie dakord të heqë veton dhe të lëshojë një deklaratë duke thënë se do të vazhdojë dialogun me Shkupin për çdo çështje që ata kanë”, tha Mirel në intervistë.

Sipas tij, do të ishte një zgjidhje politike që, për të pasur sukses, do të duhej të ushtronte presion shumë të fortë mbi Sofjen nga presidenca e BE dhe disa shtete anëtare.

“Ti thonë mjaft është. Ju ndotni procesin e zgjerimit dhe atmosferën përreth saj. Tani është koha për të dalë nga ajo situatë. Për më tepër, arsyet e vetos nga Sofja nuk kanë asnjë lidhje me kriteret e anëtarësimit”, thotë Mirel.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •